Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave ditën e sotme, të cilët janë kapur me drogë.
Arrestimi i Denis Shema, 34 vjeç dhe Romina M. 26 vjeçe, të dy banuese në Shkodër u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi me targë AA811ED të Denis Shema u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gram.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona celular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.
Diskutime rreth kësaj post