Mediat greke kanë nisur sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, pas debateve për prishjen e disa godinave në Himarë si pasojë e planit të ri urbanistik për këtë qytet.
Gazeta “Dhimokratia” shkruan në kryeartikullin e saj: Edi Rama, i çmendur me kartelë.
Në brendësi të artikullit shfaqet një kartelë, e cila sipas gazetës greke, tregon se kreu i qeverisë shqiptare është me probleme psikike.
Gjithashtu ndër të tjera shkruhet se Rama është tip agresiv edhe në familje dhe ka goditur bashkëshorten e tij.
Diskutime rreth kësaj post