Mediat italiane kanë njoftuar sot arrestimin e një personi tjetër lidhur me futjen në Itali të 75 kg kokainë nga porti i Gjonvës. Shefat e kësaj bande janë dy shqiptarë, të arrestuar tashmë.
I arrestuari quhet Massimo Rocca, 45 vjeç. Ai akuzohet se bashkë me trafikantë të tjerë, zbarkuan 75 kg kokainë në portin e Gjenovës dhe e shpërndanë nëpër kanale të ndryshme Roka ëhstë i dyti trafikant që përfundon në pranga brenda disa orësh, pasi policia italiane kishte bllokuar 52-vjeçarin Roberto Piano. Massimo Roca do të merret në pyetje këtë mëngjes nga gjyqtarja Paola Faggioni.
Hetimi i nisur nga prokurori Federico Manoti ka sjellë arrestimin edhe të tre personave të tjerë, dy prej të cilëve shqiptarë:
Nik Dauti (Besnik në shqip) 38 vjeç, i mbrojtur nga av. Lino Terranova dhe Artur Mahmutaj, 37 vjeç, i mbrojtur nga av. Silvana Bianchi. I treti është Carmelo Rao, 59 vjeç, i mbrojtur nga av. Pasquale Tonani.
Sipas hetimeve, shqiptarët ishin në krye të bandës, kurse të tjerët ishin bashkëpunëtorë.
Diskutime rreth kësaj post