Futbolli sërish në zi. Ish-mbrojtësi i Stoke Cityt, Dionatan Teixeira është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare pas një sulmi në zemër.
Talenti brazilian këtë sezon firmosi për tu bërë pjesë e skuadrës moldave Sherif Tiraspol, ndërsa ai bëri dy paraqitje me klubin e ri, shkruan tabloidi britanik ‘The SUN’.
Lajmi është konfirmuar nga dy klubet Sherif Tiraspolit dhe Stoke City të cilët ngushëlluan familjen e lojtarit për humbjen e parakohshme.
Diskutime rreth kësaj post