Një autobus i linjës Librazhd-Elbasan është përplasur me një mjet në afërsi të fshatit Mirakë.
Burime zyrtare të policisë flasin për 6 të plagosur. “Nnë aksin rrugor Librazhd – Elbasan në fshatin Mirakë mjeti Autobuz me targa AA 561 PU drejtuar nga shtetasi S.P., 61 vjeç banues në Librazhd është përplasur me mjetin tip “Volkswagen Passat” me targa AA 070 IS që drejtohej nga shtetasja A. K., 20 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.
Për pasojë në spitalin e Librazhdit janë dërguar për ndihmë mjekësore katër pasagjerë të autobusit, F.F., 52 vjeçe banues në fshatin Xhyrë, V.A., 31 vjeçe, E.A., 11 vjeçe dhe J.M., 6 vjeç banues në Hotolisht të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vetë drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri B.P., 21 vjeç gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post