Nata e kaluar ka shënuar një rast tjetër vjedhjeje ne qytetin e Sarandës. Vjedhja ka ndodhur ne një biznes fruta-perimesh ne lagjen nr 4.
Sipas pronarit te biznesit i cili mësohet se ka bërë dhe një denoncim në polici, ky është rasti i shtatëmbëdhjetë që ai bie pre e hajduteve.
Vetëm disa jave më parë ai kishte arritur t’i zbulonte vetë hajdutet, të cilët kishin arritur të merrnin vetëm disa thasë me patate dhe domate, shkruan Sarandaweb.
Gjate vjedhjes se natës se kaluar hajdutet kane marre rreth 400 mije lekë të vjetra, të cilat ishin në monedha metalike.
Gjithashtu ata kanë vjedhur edhe një laptop të vlerës rreth 500 euro. Policia nga ana e saj ka kryer veprimet hetimore pas denoncimit të rastit të vjedhjes.
Diskutime rreth kësaj post