Liqeni Sakantsy thjeshtë është zhdukur nën tokë dhe supozohet se kjo është shkaktuar si pasojë e një fenomeni karstik.
Shkencëtarët kanë hulumtuar për së afërmi këtë problem dhe janë përpjekur ta shpjegojnë përmes disa verzioneve atë çfarë ka ndodhur.
“Toka gërryese krijon vrima në zonën shkëmbore, duke çuar në zhdukjen e liqeneve dhe peshqve. Zona e gërryer ka gjasa të përmbytet sërish dhe liqeni do të shfaqet përsëri. Aktualisht, në vend të liqenit, është vetëm një vrimë”, tha Ivan Spasnikov, përgjegjës i burimeve ujore të këtij rajoni në perëndim të Rusisë.
Në Youtube është publikuar kjo video e cila tregon me pamje shumë të mira lokacionin ku më parë gjendej një liqen i madh i pasur me peshq.
Diskutime rreth kësaj post