Dashi – Ata që janë në një lidhje do jetojnë të lumtur gjatë kësaj dite pranë atij që duan. Mbrëmja do jetë edhe më romantike dhe emocionuese. Financat duhen menaxhuar me kujdes dhe maturi. Po e tepruar me shpenzimet do keni vështirësi të mëdha më vonë dhe nuk do dini çfarë te bëni.
Demi – Konfigurimi i yjeve nuk do jetë shumë pozitiv për ata që janë në një lidhje. Do debatoni herë pas here me atë që keni ne krah dhe nuk do jeni aspak në humor. Në planin financiar do jetë ditë e mbushur me fat, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni sa të dëshironi.
Binjakët – Ata që janë në një lidhe do kenë një ditë të zakonshme dhe pa asgjë të veçantë. Merrini gjërat si t’iu vijnë. Në planin financiar askush nuk mund t’iu ndalë të kryeni shpenzimet që keni menduar. Vetëm bëni shumë kujdes!
Gaforrja – Venusi do i bejë ata që janë në një lidhje më sharmante dhe më shprehës. Do e mbani gjithë kohës pas vete partnerin dhe ai do ndihet më së miri që iu ka në krah. Financat do jenë përgjithësisht të stabilizuara dhe pa probleme.
Luani – Jeta sentimentale e çifteve do jetë shumë e trazuar gjatë kësaj dite. Do keni probleme të shumta me partnerin dhe nuk do i pranoni ato që ai do iu thotë. Financat do jenë të mira, por po u tunduat të kryeni shpenzime të mëdha mund të keni ndonjë tronditje.
Virgjëresha – Pasioni në çift do jetë edhe më i zjarrtë gjate kësaj dite dhe do ndiheni shpesh si mbi re në krahët e atij që dashuroni. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit. Financat do jenë të paqëndrueshme kështu që duhen shmangur investimet e mëdha.
Peshorja – Turbullirat më në fund do mbarojnë në jetën tuaj sentimentale dhe do e shihni më me optimizëm të ardhmen. Do jeni më të qete edhe për të marre disa vendime. Financat do i menaxhoni me shumë maturi dhe kujdes prandaj nuk do keni as më të voglin problem.
Akrepi – Çështjet e zemrës do shkojnë më së miri gjate kësaj jave. Do flisni për gjithçka me atë që keni në krah dhe nuk do keni as keqkuptimin më të vogël. Financat nuk do jenë problematike kështu që në këtë plan nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.
Shigjetari – Duke filluar që sot lidhja me partnerin do përforcohet tej mase dhe do mendoni për një të ardhme afatgjatë së bashku. Partneri do i mbajë edhe disa premtime që kishte bërë prej kohësh. Financat do përmirësohen falë kontratave të mira qe ju do nënshkruani.
Bricjapi – Çdo gjë do jetë rutinë në jetën tuaj në çift dhe nuk do përjetoni asnjë emocion të veçantë nga çfarë keni përjetuar deri më sot. Në planin financiar duhet të kërkoni me çdo mënyrë strategjinë e duhur për ta stabilizuar situatën. Me pak mund t’ia dilni.
Ujori – Nuk do e toleroni aspak atë që keni në krah sot dhe debatet me njëri-tjetrin do jenë shumë të mëdha. Ata që kanë kohë që janë futur në një vorbull mosmarrëveshjesh mund të marrin edhe vendime për një ndarje të mundshme. Financat do jenë shumë të mira.
Peshqit – Klima yjore do favorizojë bashkëpunimin dhe komunikimin në çift. Më në fund do i zgjidhni disa probleme të vogla që keni pasur dhe do flisni lirshëm edhe për disa tema delikate. Në planin financiar priten përmirësime të ndjeshme. Mund të shpenzoni për disa objekte që iu kanë mbetur fiksim.
Diskutime rreth kësaj post