Në vijim të akuzave të opozitës për përfshirje të Saimir Tahirit në trafikun e drogës, dhe lidhje të tij me krimin, ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook.
Siapas Berishës, në këto pamje filmike, shfaqen Saimir Tahiri dhe biznesmeni i arrestuar, Orest Sota.
“Qytetari dixhital pershendet:
Mirëmengjes Noriega ynë! Ja dhe dy miqtë që nuk e njohin njeri-tjetrin, Saimir Trafiku dhe Orest Sota.
Shikoni videon e meposhtme sa te panjohur jane!! sb”, shkruan Berisha në facebook, bashkangjitur videos.
Pak ditë më parë, policia e Elbasanit arrestoi të riun Orest Sota, i cili u kap duke drejtuar makinën pa leje drejtimi.
Në automjetin e tij u gjet një shumë e konsiderueshme parash, si dhe dy patenta me emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post