“Kaubojsi”, Eduard Ndocaj, ka reaguar pas replikave që Rama bëri dje me opozitën dhe ironisë që përdori me Berishën dhe Dulen duke iu drejtuar me fjalë greke “qirje” Saliu e “palikari” Dule.
Përmes një videoje të postuar në faqen e tioj të facebook Ndocaj thotë Ramës mos u merr më duke i thënë Qirje Saliu, ke plot aty, ke qirjo Bushati, qirjo Çuçin, e ke plot me qirjo kabinetin.
Deklarata e Ndocajt
Mirëmëngjesi të gjithëve! Dje po ndiqja parlamentin dhe me të thënë të drejtën tani është bërë parlament me i vu atë pullën e kuqe, pavarësisht se kryeministri e ka pasur gjithmonë ves. Dje po fliste greqisht, duke fol me Dulen dhe i thoshte Dules Palikari. Ishte e fortë ajo batuta e Salianjit që tha se na ka mbet kryeministri me Palikarin në gojë. Eshte e vertete, por nuk i shkon kjo fjalë Ramës, për këtë ka ministren e Mbrojtjes. Xhaçkës i shkon të thatë Palikari, sepse ka marrë ministrinë më të fortë. Asaj i shkon ta thotë si frazë.
La Dulen dhe më pas filloi me Saliun, Qirje Saliu. Atij i është më i dhanë dorën, jo me i thanë fraza të tilla.
Disa gazeta shkruanin se është çmendur kryeministri, s’eshte e vertete, por nuk është çmendur jo. Ai do të largojë vëmendjen duke fol keto idiotesia nga çështja Tahiri, nga problemnet qe e kane rrethu dhe fillon e fol idiotesira ne parlament, ofendon qytetaret ne FB, gazetaret, deputete, pra kush i del para ai per te bere lajm i ofendon te gjithe.
Por gjithsesi Palikari nuk eshte Dulja ta harroje kryeministri, me Saliun mos u merr me i thene Qirje Saliu, ke plot aty, ke qirjo Bushati, qirjo Cucin, e ke plote me qirjo kabinetin”.
Diskutime rreth kësaj post