Teksa debati politik mbi çështjen Tahiri ka kaluar në plan të dytë për shkak të hetimeve që nuk kanë nxjerrë ende diçka që të rëndojë akoma më shumë pozitën e ish-ministrit nga Italia vjen mesazhi se është koha që edhe në Shqipëri të goditën të paprekshmit.
Deklarata u bë nga Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti pas takimit që pati në Tiranë me ministrin shqiptar Fatmir Xhafa.
“Operacionet e suksesshme duken në kohë, kemi arritur në rezultat të jashtëzakonshëm dhe duhet ta mbajmë edhe për vitet e ardhshme. Do të keni bashkëpunim të plotë nga ana jonë. Ne duhet ti godasim trafikantët, organizatat e mëdha që menaxhojnë trafiqet, duhet të godasim të ashtuquajturit të paprekshëm, se ne Itali, Evropë nuk ka të paprekshëm”- tha ministri italian.
Ardhja e ministrit të Brendshëm italian bëhet disa ditë pas publikimit të ‘Dosjes Habilaj”, dosje e përgjimeve në të cilën përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri
Diskutime rreth kësaj post