Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po pajiset me armatim të rëndë. E kjo në vazhdën e plotësimit të standardeve të NATO-s.
FSK-ja ka vendosur që të ketë armatim të ngjashëm me të NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.Kjo forcë është pajisur me municion luftarak në vlerë hiç më pak se 2 milionë e 321 mijë euro, raporton lajmi.net.
Në kërkesën e FSK-së për tu furnizuar me municion, janë kërkuar municion luftarak dhe manovrues.“Furnizimi me Municion luftarak (kalibri 5.56×45 mm NATO Modeli M855 Ball; municion kalibri 9x19mm), si dhe municion manovrues (kalibri 5. 56×45 mm NATO Modeli M755 Blank) do të bëhet për nevojat e FSK-së me qellim te përmbushjes se detyrimeve sipas misionit në kryerjen e detyrave që dalin nga misioni kushtetues që ka FSK-ja.
Municionet duhet t’i plotësojnë te gjitha standardet duke ju referuar specifikacionit teknik të dhënë në DT”, thuhet në kërkesën që e ka bërë FSK-ja për Operatorin Ekonomik.
Diskutime rreth kësaj post