Ish ministrja Mimi Kodheli ka folur në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në News24 për cështjen e radarëve dhe akzuat e opozitës se ato janë fikur qëllimisht për t’i dhënë hapësirë trafikantëve.
Gazetari Artan Hoxha tha se në një operacion në Gusht të vitit 2017, gjatë ndjekjes së një mjeti lundrues, radarët janë fikur nga qendra.
“Në 7 gusht të vitit 2017 gjatë një operacioni për të kapur trafikantët, në operacion kanë marrë edhe policë të vendeve të tjera dhe papritur radarët u fikën dhe mjeti u largua. Rezultoi se ndërprerja u bë nga inxhinieri i firmës. Këtë problem e ka ngritur si problem drejtori i Policisë së Shtetit”- tha Hoxha.
Kodheli tha se teknikisht radarët nuk mund të fiken dhe sipas saj radarët janë 98% në gatishmëri.
“Ftoj Prokurorinë të hetojë për këtë informacion. Mua më erdhi një mesazh tani nga një drejtues i lartë i FA dhe thotë se po të shohësh letrat e firmosura ka ndryshime. Nëse ka pasur një të dhënë të tillë që janë fikur radarët e ftoj prokurorinë të hetojë. Ajo që di tju them është se dua i kam gjetur ‘shut down’ radarët dhe i kam ringritur. Në informacionet e fundit që më vijën radraët janë 98% në gatishmëri dhe teknikisht nuk mund të fiken. Serverat që janë në sistemin e radarëve mbajë informacion për 3 vite dhe mund të hetohet dhe janë aty të gjitha të dhënat”- tha Kodheli.
Diskutime rreth kësaj post