Gazetari italian, Daio De Luca i ka bërë lëmsh të gjithë me deklaratat e tij të bëra në këto dy ditë në dy media të ndryshme në Shqipëri.
Në një lidhje telefonike ditën e sotme për News 24 gazetari u shpreh se Habilajt në përgjime kur flasin për “Saimirin” i referohen ish-ministrit të Brendshëm.
Por vëtëm dy ditë më parë në lidhje live për Top Story ku ishte i ftuar edhe vetë ish- ministri, gazetari deklaroi se bëhej fjalë për shoferin e kamionit.
Ja çfarë tha ai dy ditë më parë, për Top Story:
Balla: Nga përgjimet, nga ajo që ju dini, rezulton se duhet të jetë nën hetim edhe Saimir Tahiri.
De Luca: Duke lexuar aktet e hetimit, sipas meje s’ka supozime për një hetim. I referohen atij në dy raste, por Saimiri që citohet në një pasazh tjetër është një kamionist. Nuk dihet asgjë se për çfarë detyrash.
Balla: Vetëm dy herë?
De Luca: Po. Saimiri citohet në letrat e hetimit në disa pasazhe.
Balla: Për të qënë sa më specifik, ish-ministri d.m.th?
De Luca: Po, ish-ministri. Ai citohet në disa pasazhe. Në njërin pasazh, u referohen parave dhe ata thonë Saimir, flasin për Saimirin dhe sipas Guardia Di Finanzia, ky Saimiri është ish-ministri. Në një pasazh tjetër, i referohen gjithnjë këtij emri, por identifikohet si një kamionist, shoferin e një kamioni.
Balla: Është ai?
De Luca: Nuk duhet të jetë ai.
Diskutime rreth kësaj post