Fatmir Meço, ish polic në Durrës që u arrestua dje pasi dyshohet se kontrollonte dhe mbronte shpërndarësit e drogësi, i ulur në bangën e të akuzuarve, pohoi se është përdorues droge, por e kishte mbajtur të fshehtë këtë fakt.
“Jam përdorues i kanabis sativës. Para 2.5 vjetësh kam nisur punën në polici. Kur hyra në polici nuk e deklarova qe isha përdorues droge.
Kisha detyrë ruajtjen e Rendit dhe qetësisë publike, por une kam edhe nje jete private”– ka thënë ai.
Gjykatësi: Sa kohë ke që punon në polici?
Polici: Prej dy vitesh e gjysmë
Gjykatësi: A i deklarove ti policisë që je përdorues droge kur bëre betimin?
Polici: Po ju thashtë, jo, se u ngatërrova nuk iu kam thënë gjë. E kam pirë me periudha të ndryshme, nuk kam trafikuar drogë
Gjykatësi: Ti je bërë objekt shqetësimi në zonën e Kënetës, iu shisje drogë një grupi të rinjsh që bënin sherre e shqetësonin komunitetin…
Polici: Kam shtëpinë aty, kam kaluar aty, s’kam tregtuar drogë…
Gjykatësi: Cili është misioni yt a është të kapësh trafikantët e drogës?
Polici: Unë kam si mision ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, kjo është detyra ime, jam i aftë ta bëj atë
Gjykatësi: Po për të droguarit në zonë kishe informacione?
Polici: Kam kaluar në atë zonë se kam shtëpinë aty, por s’i njoh, s’kam lidhje me ta
Prokuroria e akuzon efektivin e policisë për “prodhim e shitje të narkotikëve” dhe “shpërdorim detyre”.
Sipas prokurorit së bashku me persona të tjerë ai ka shitur lëndë narkotike në zonën e Kënetës.
Lëndën narkotike e mbante në banesë të tij dhe me pas e shpërndante personave të tretë që në mënyrë demostrative e konsumonin duke u kthyer edhe në shqetësim për komunitetin.
Nisur nga këto, prokurori kërkoi që të konsiderohet i ligjshëm arresti.
Diskutime rreth kësaj post