Sulmi vdekjeprurës në Nju Jork nga emigranti uzbekistanas me banim në Florida i ka dalë për shtat si argumenti themelor i presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund lotarisë së diversitetit, e njohur ndryshe si lotaria amerikane, aq shumë e pritur nga shqiptarët.
Lotaria amerikane zakonisht nis rreth muajit tetor dhe zgjat për rreth një muaj, e Ambasada amerikane në Tiranë gjithnjë ka bërë thirrje që aplikantët të mos e lënë për në ditët e fundit aplikimin, pasi ndodh që ngarkohen serverat dhe mund të mos merren në konsideratë aplikimet e vonshme.
Një defekt në serverat e lotarisë bëri që programi i diversitetit për vitin 2018 të mbyllej për pak kohë dhe të riniste, por tashmë, pas 8 viktimave të shënuar mbrëmjen e djeshme në Nju Jork nga uzbekistanasi që drejtoi kamionçinën e tij drejt këmbësorëve dhe çiklistëve, bën që administrata “Trump” të marrë në konsideratë mbylljen e lotarisë.
Veç kësaj, njoftimet e fundit nga Shtetet e Bashkuara flasin se Trump mund të konsiderojë edhe dërgimin e të autorit të sulmit të djeshëm terrorist në burgun e Guantanamos.
Diskutime rreth kësaj post