Ndarja tragjike nga jeta e gazetares dhe ish-banores së ‘Big Brother’ Adelajda Xhamani që tronditi mbarë opinionin publik, ka nisur të zbardhet.
Sipas dëshmive të mjekëve dhe miqve të saj, ata e kanë gjetur Adelajdën të pajetë në korridorin e shtëpisë së saj në zonën e Freskut.
30 minuta përpara, ajo kishte telefonuar mikeshën e saj të ngushtë duke i thënë: ‘Nuk po mbushem dot me frymë!’ Adelajda mësohet se i ka kërkuar asaj të lajmëronte ambulancën, e cila ka ardhur në kohën e duhur pranë shtëpisë, por duke mos ditur me saktësi apartamentin e së ndjerës, mjekët kanë pritur miqtë e gazetares të cilët kanë mbërritur me taksi.
Së bashku ata janë ngjitur në katin e katërt, ku dera e apartamentit të Adelajdës ka qenë e hapur. Mësohet se në momentin që kishte folur me mikeshën e saj, e ndjera i kishte thënë se do e linte hapur derën në rast se gjërat do të përkeqësoheshin.
Adelajda Xhamani u gjet e shtrirë në korridorin e shtëpisë dhe mjekët nuk konstatuan shenja jete në trupin e saj. Ata e kanë dërguar në QSUT, u si orë e vdekjes është përcaktuar ora 05:10, koha kur mjekët e kanë gjetur në shtëpi.
Vonesa 30-minutëshe, ka ardhur vetëm si pasojë e mosdijes së adresës së saktë. Një ditë më parë, mësohet se Adelajda kishte punuar deri në orën 23:00 dhe më pas ishte larguar për në shtëpi, shkruan panorama.com.
Ajo nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim kolegët dhe as ata nuk kishin vënë re asgjë të pazakontë tek ajo. Policia e ka cilësuar ngjarjen si ndarje nga jeta për shkaqe natyrore, ku dyshimet më të forta janë për një arrest kardiak.
Në trupin e Adelajda Xhamanit nuk janë gjetur shenja dhune, megjithatë rezultati i autopsisë që pritet ët dalë pas 2 javësh, do të zbardhë ç’ka ndodhur në të vërtetë.
Diskutime rreth kësaj post