Ish-futbollist i Kombëtares së Ganës, Abubakari Yakubu ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët, ndërsa ish-mesfushori i Ajaxit prej një kohe të gjatë po vuante nga një sëmundje e rëndë, shkruan “rtbf.be”.
Yakubu është gjendur pa jetë në shtëpinë në vendlindjen e tij Tema të Ganas.
Kush ishte Abubakari Yakubu?
Yakubo erdhi në Ajax në moshën 17-vjeçare, ku luajti për pesë vite. Në vitin 2002 dhe 2004, ai u bë kampion kombëtar i Ajaxit. Gjatë vitit 2004, Yakubo u transferua në Holandë tek skuadra e Vitesses, ku luajti për pesë vite tjera, ai bëri afro 170 ndeshje profesionale për Ajax dhe Vitessen.
Diskutime rreth kësaj post