Artan Fuga ishte kritik ndaj zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave. Atij, iu referua fillimisht Kryeministri kur paralajmëroi ndërprerjen e fondeve. Por tani që kjo ndodhi, Fuga ka dalë sërish kundër Ramës.
“Për mua është një gabim total që të veprohet në këtë mënyrë, sepse shkelen një sërë të drejtash dhe mbi të gjitha me këtë vendim, po të merret nuk ka më akademikë të pavarur për Shqipërinë, që të mund të shprehin zërin e komunitetit”, thotë ai.
Mbyllja e Akademisë dhe ndërprerja e fondeve për akademikët, sipas Fugës është e paligjshme.
“Akademia e Shkencave është në momentin e saj më të errët në kohën kur ekzistenca e saj vihet në diskutim. Nëse një akademi, siç është kjo, duhet reformuar, kjo nuk do të thotë se duhet të ndërpriten fondet. Pse duhet të ndërpriten fondet për një institucion që është ligjor? Duhet të ndryshohet ligji, duhet të diskutohet ligji pastaj të ndërpriten fondet”, deklaron Artan Fuga.
Në një mbledhje të mbyllur të martën, Akademikët diskutuan për më shumë se 2 orë reformën në këtë institucion. Por në fund të diskutimeve të gjithë ishin dakord në një pikë: në kundërshtinë e tyre ndaj Qeverisë.
“Janë dy formula deri tani: Si ka qenë Akademia që ka pasur institutet e veta, një skemë që funksiononte dhe një skemë që thotë që Akademia të jetë pa institutet, që për mua nuk funksionon”, thotë Apollon Baçe, Kryetar i Komisionit të Reformimit në Akademinë e Shkencave.
“Ne nuk kemi asgjë zyrtare, pra prerjen e buxhetit të Akademisë së Shkencave. Është mendimi ynë i unifikuar që kjo nënkupton mbylljen e Akademisë, që besoj se nuk do të ndodhë kurrë”, shprehet Gudar Beqiraj, kryetar i Akademisë së Shkencave.
Diskutime rreth kësaj post