Një masakër ka ndodhur në një shtëpi private në veri të Francës, ku 5 anëtarët e një familje janë vrarë. Prindërit dhe 3 fëmijët e tyre janë qëlluar për vdekje.
Ata u gjetën të pajetë brenda shtëpisë së tyre në rajonin Aisne, në Nouvion et Catillon.
Fëmijët e vrarë janë dy djem dhe një vajzë, ndërsa çifti është rreth të 50-tave.
Shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen ende. Policia ka nisur hetimet.
Diskutime rreth kësaj post