Gazetares së njohur iu dha Lamtumira e fundit paraditen e së hënës nga qyteti i saj i lindjes.
Adelajda Xhamani u largua nga Kavaja në një moshë të re kur nisi rrugëtimin e saj për në edicionin e dytë të Big Brother duke u munduar të lërë pas jetën e mbushur plot paragjykime të qytetit të saj të vogël.
Por ngjarja e kobshme e kthe sërish në vendin ku iku për të nisur një ëndërr të madhe. Humbja e saj tronditi mbarë opinionin publik dhe e gjitha kjo u reflektua në rrejet sociale, ku i madh e i vogël, i njohur e i panjohur shprehën ngushëllimet për largimin e saj në një moshë të re.
Homazhet e 31 vjeçares u mabjtën në qendrën Kulturore në Kavajë. Nuk mungoi ish partneri i saj Bjordi Mezini por dhe emra të njohur të artit e gazetarisë. Natyrisht nuk ishin të shumtë ashtu siç bombarduan rrjetin.
Ata që u vunë re dhe thanë fjalë lamtumire për të ishin dy këngëtaret shqiptare Greta dhe Eni Koçi, mikja e saj Dorina Mema, Ervin Kurti etj.
Adelajda humbi jetën e vetme në banesën e saj në Tiranë nga një atak kardiak.
Diskutime rreth kësaj post