Adela Xhamani ishte një personazh mediatik tepër i dashur për publikun shqiptar. Ngushëllime të pafundme për familjen dhe miqtë e saj po bëhen në rrjete sociale.
Një poezi për Adelën po bëhet virale, vargje të ndjera që i kanë dedikuar vajzës së bukur nga Kavaja e cila shëmbi një mentalitet me guximin dhe zgjuarsinë e saj, për t’u bërë pjesë e spektaklit.
Ja vargjet për Adelën:
Fund i endrres…
Nga drithma e forte fryma u ftoh,
Nje ze i mekur ndihme kerkoi,
Pak ajer,dua te jetoj,
Ejani,mos me lini te shkoj!
Kjo zemer sonte c’ka me mua?!
Gulçon e rreh si trokth i marre.
Mos ndal dita pa aguar
Prit gjersa nena te kete ardh’.
Endrra ne mes u shua e vrare,
Mes lendinash me lule te thara,
Pushoi se rrahuri ora e saj.
Ne kete dite fund tetori.
E qeshura syte do na ndricoje,
E zeri ne veshe do na kumboje,
Pa fjale serish do kuvendoje,
Ajo nga lartesite e tjetres bote.
Nela T. Llupo
Rip Adelajda Xhamani.
Diskutime rreth kësaj post