Mjekja e QSUT, Teuta Kamberi Alizoti, ka reaguar në lidhje me prononciminne policisë lidhur me shkakun e vdekjes së moderatores Adelajda Xhamani.
Mjekja e ka përjashtuar në mënyrë kategorike që gazetarja humbi jetën si pasojë e epilepsisë siç bëri me dije policia në deklaratën e saj zyrtare.
Përmes një postimi në Facebook, mjekja shkruan se epilespia jep shenja të qarta, që nga rrëzimi, përplasja me orendi, goditje, kafshim gjuhe etj, pra do të linte gjurmë ndryshe nga sa u deklarua nga policia.
Postimi i mjekes
Pallavrat e mediave..ka qene epileptike..?!
E para nuk e kam egzaminuar kurre per 25 vjet…
por edhe sikur…
pastaj…c’fare lidhje ka me atakun kardiak?!
Ta zeme se ka qene me epilepsi dhe eshte futur ne status epileptik..
do te kishte shenja goditje duke u perplasur me orendite perqark..duke qene vetem..
Shikoni se mos dikush tjeter ka qene shkaktar..
Ajo jetonte vetem..dhe policia tha nuk kishte shenja goditje..
Ku ishte mjeku ligjor..te vdesesh nga epilepsia eshte e pamundur te mos lesh gjurme…si psh urinim te pavullnetshen..kafshim te gjuhes..trauma..etj..
ky ne konteksin e nje statusi epileptik..
sipas jush…
Per mua ajo vajze kishte shume per te thene.
por nuk e lane ta thoshte…
U prehsh ne paqe zemer..
Uroj te gjehet e verteta jote..
Te jesh engjell nuk eshte keq ne kete bote te shemtuar..
Diskutime rreth kësaj post