Vdekja e parakohshme e Adelajda Xhamanit ishte një ngjarje që i tronditi të gjithë. Ajo ishte një personazh i njohur dhe i dashur për publikun pas pjesëmarrjes në “Big Brother” e më pas rrugës së saj në botën e medias.
Mesazhet e hidhërimit prej humbjes së saj kanë qenë të shumta, ndër to edhe ato të miqve të saj më të ngushtë.
Mëngjesin e sotëm, njëra nga mikeshat më të mira të Adelës i ka dedikuar disa fjalë prekëse në të cilat shpreh dhimbjen dhe tronditjen e thellë që mori prej këtij lajmi të kobshëm.
Statusi i plotë:
Shpirtit tim nuk i del dot asnje fjale per ty vecse dhimbje dhe pengje! Jeta ime pa ty ishte bosh, kur s’te takoja nje dite, as nuk arrij te imagjinoj si po i shty keto ore, teksa mendoj qe eshte e gjitha nje enderr e keqe dhe pres mbaroje ky ankth. Si do te ece ne rruget e qytetit pa ty, si mund te shkoj ne kinema pa ty, planet e pushimeve tona pa ty.
Gjithcka pa ty… Ishim kater, por ti e theve premtimin dhe tashme jemi tre qyqare pa ty o engjelli yne. Te te percjell ty sot per ne banesen fundit, gjeja e fundit me kish shkuar ndermend, sidomos pas planeve tona per te shkuar ne Korce fundjaven e ardhshme!
Ti ishe nje drite e mbushje zemren time pas cdo zbrazetie, ishe nje yll i bukur qe na zbukuroje te gjitheve. Tani do ndricosh lart si engjell per te gjithe ne.
Por do jesh gjithmone e jona me ne dhe per ne. Te dua ne infinit.
Diskutime rreth kësaj post