Mbrojtja nga marrëdhëniet seksuale është shumë e rëndësishme dhe këtë duhet ta kemi që të gjithë parasysh.
Një nga praktikat seksuale është edhe akti oral, nga ku përcillen sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Më poshtë mund të mësoni se kush janë sëmundjet që përcillen nëpërmjet seksit oral.
KLAMIDIA
Klamidia është infeksion bakterial i cili mund të trajtohet lehtë. Megjithatë duhet të jeni të kujdesshëm dhe të trajtoheni për shkak se mund t’i shuajë një vajze shanset për të mbetur shtatzënë.
GONORREJA
Është infeksion i cili shfaqet në organet gjenitale, në zorrën e trashë dhe në fyt. Kjo sëmundje është prezente kryesisht te të rinjtë të cilët janë aktivë seksualisht, të moshave 15 deri 24 vjeç. Me medikamentet e duhura, shumica e formave të gonorresë trajtohen shumë lehtë.
SIFILIZI
Ekspertët tregojnë se sifilizi është infeksion i cili e shkakton rritjen e një bakteri të njohur si ‘treponema palldium’. Sifilizi mund të shkaktojë komplikime serioze nëse nuk trajtohet. Përveç se mund t’i infektojë organet gjenitale, sifilizi gjithashtu mund ta infektojë gojën, buzët dhe fytin.
HERPESI
Dy format më të zakonshme të herpesit janë tipi oral dhe gjenital. Herpesi gjenital mund të shfaqet nga dikush i/e cili ka herpes oral. Prandaj, është e rëndësishme të praktikoni seks të mbrojtur.
Diskutime rreth kësaj post