Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim 30 minutesh me Presidentin e Republikes, ku paraqiti propozimin per lirim te Drejtorit te Sherbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim ne kete detyre te zv.drejtorit te Sherbimit Informativ, Helidon Bendo.
Propozimi i kryeministrit per lirim dhe emerim ne krye te Sherbimit Informativ Shteteror erdhi pas doreheqjes nga detyra te drejtorit te ketij sherbimi, te cilen kryetari i qeverise e mirepriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi per kontributin e tij.
***
Lajme.al ka siguruar ekskluzivisht foton e kreut te ri te SHISH si dhe CV e tij.
Z.Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA.
Gjithashtu, z.Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.
Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.
***
Jep dorëheqje nga detyra e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Kreu i SHISH ka dhënë dorëheqjen nga detyra duke e dërguar kërkesën tek kryeministri Edi Rama, duke mos lënë më asnjë vend për diskutim.
Ajazi mori drejtimin e SHISH në gusht të vitit 2012. Ndërkohë, fill pas dorëheqjes së Ajazit nga detyra, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Ilir Metën në Presidencë, ndërsa thuhet se kreu i qeverisë i ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes.
Dorëheqja e tij vjen në një kohë kur politika ‘zien’ nga zhvillimet politike, ku kryefjala e debateve mes maxhorancës dhe opozitës është çështja ‘Tahiri’.
Diskutime rreth kësaj post