Debate të forta në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Pas largimit të kryeministrit Edi Rama, i cili foli sot me detaje për buxhetin e ri dhe objektivat e qeverisë në këtë mandat, mësohet se ka plasur debati mes deputetëve dhe ministrave.
“News 24” raporton se disa nga deputet e PS-së kanë shprehur ankesa direke për ministrat dhe marrëdhëniet mes tyre, edhe pas porosisë së kryeministrit.
Mësohet se deputetët që janë ankuar janë Kodheli, Sinaj, Qefalia dhe Ndreu. Ata janë ankuar se ministrat nuk u përgjigjen.
Ata mesohet te kene leshuar akuza ndaj ministrave te kabinetit, duke thene se “jane bere si pronare firmash”.
Diskutime rreth kësaj post