Fjalë të ndjera për vdekjen e papritur të Adelajda Xhambanit ka ndarë edhe gazetarja Monika Stafa.
Ajo shkruan se e ndiqte Adelën në rrugëtimin e saj në televizion dhe priste të mësonte gjithmonë se sa shumë kishte ecur në karrierë, duke thyer mentalitetin e zonës së vogël prej nga ajo erdhi Kavajës.
“Le gjurme e dashur ‘zoge’… pertej ekranit te vogel nga studioja e regjise se lajmeve te shtunave te ndiqja me kersheri se deri sa larg ‘katundit’ tend te vogel do fluturoje…per te ardhur tek ai ‘joni’ me i madh… te cilit ti nuk ia dole dot per nga centrifugimi perbindesh qe ai fruston cdo ore e dite. Por kete ti s’doje ta pranoje sepse betejen e ktheve tek vetja”, shkruan Stafa në rrjetin social Facebook.
Ndërsa më tej i ka dedikuar disa radhë të poetit grek Janis Ricos, që i përshtaten më së miri bukurisë së Adelbs, si nga jashtë, ashtu edhe në botën shpirtërore të saj.
Sa e bukur je. Me tremb bukuria jote. Ndjej uri. Kam etje.
Edhe shpirtin jap per ty. Fshihu.
Behu e padukshme per gjithkend, e dukshme vetem per mua.
E mbuluar nga floket, me vello te erret transparente gjer ne kembe,e paprekshme nga psheretimat e argjendta te neteve pranverore me hene.
Poret e tua leshojne zanore, bashketingellore te panumerta.
Artikulojne kaq shume fjale, te pathena fjale.Shperthime te trendafilta nga akti i dashurise.
Vello jote gjithcka ka filluar dhe mbulon, po i jep drite qytetit te zhytur ne muzg
Nje sfere e qelte me shpejtesi rrotullohet dhe peizazhe te globit po tregon.
Te dehurit i merren kembet nga stuhia e rrembyer qe trupi yt frymon.Mos ik. Mos ik. Sa e dukshme dhe sa e pakapshme je.
Nje dem i gurte perpelitet mbi barin e thate i penduar.Nje grua lakuriq ngjit shkallen e drunjte me nje ene me uje te nxehte ne duar.
Fytyren ia fshehin avujt. Nje helikopter ne ajer, vende te padukshme po bombardon. Fshihu. Fshihu midis duarve te mia.
Ty po te kerkon.
Sa e bukur je. Bukuria jote me tremb…
Diskutime rreth kësaj post