Policia e Lushnjes ka gjetur trupin e pajetë të një 65 vjeçari në brendësi të një kanali vaditës, në afërsi të zonës së njohur si rrethrrotullimi I Kolonjës.
Të dhënat për të moshuarin janë të pakta, teksa policia ende nuk ka gjetur identitetin e të vdekurit. Ngjarja është regjistruar këtë të dielë, në tokat e fshatit Kolonjë në Lushnje. Policia sqaron se e ka gjetur trupin rreth orës 11:00.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Në datën 29.10.2017, rreth orës 11:00, në tokat e fshatit Kolonjë, Lushnje, në një kanal vaditës, është gjetur nga banorë të zonës një shtetas i vdekur, i seksit mashkull, rreth 65 vjeç.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post