Lajmi i kobshëm për ndarjen nga jetë të ish banores së Big Brother 2 ka tronditur vendin.
Adela Xhamani ishte mësuesja nga Kavaja e cila theu tabutë e një qyteti të vogël duke u bërë pjesë e një spektakli të shumë përfolur.
Ajo fitoi vëmendjen e publikut për historinë e saj që ishte thuajse e papranueshme për qytezën nga ajo vinte. Pasi ishte ndarë nga i fejuari Adelajda kishte vendosur të ndryshonte jetën. Ajo gjeti dashurinë me një prej banorëve të Bigut, Bjordin me të cilin qëndruan në një lidhje disa vjeçare.
Pavarësisht ndarjes ajo mundi të vazhdonte karjerën e saj si gazetare dhe vazhdoi të jetonte në Tiranë larg familjes ë saj.
Adelajda ka punuar si kryeredaktore në një prej revistave kulturore në vend dhe së fundmi do të vazhdonte karierën e saj në një televizion.
Ajo do të ishte pjesë e “Fax News”, ku pritej të fillonte punë së shpejti, ku do të kishte emisionin e saj “Shtëpia e Adelës”.
Lajmi i hidhur për ndarjen e saj nga jeta u bë mëngjesin e sotëm, ku u gjend e vdekur në banesën e saj si pasojë e një ataku në zemër.
Diskutime rreth kësaj post