Dy gola të Gonzalo Higuain kanë mjaftuar për Juventusin që të kalojë lehtësisht kuqezinjtë e Milanit, synimi i të cilëve ishte që të pësonin humbje pas rikthimit tek fitorja kundër Chievos javën e kaluar. Por bardhezinjtë bënë ata që dinë të bëjnë më mirë, të fitojnë.
Ka qenë minuta e 23-të, kur Gonzalo Higuain shfrytëzoi mjaft mirë një asisist të Dybala në hyrje të zonës dhe godet në mënyrë perfektë, aty ku Donnarumma nuk mundet të arrijë.
Janë dashur afro 20 minuta të tjera që të vijë kërcënimi i parë serioz nga kuqezinjtë, por fati nuk ka qenë me ta, pasi topi i goditur nga Kaliniç përfundoi në traversën e portës së Buffonit.
Pjesa e dytë ka qenë një përsëritje e së parës me Gonzalo Higuain që u shënon sërish ndaj kuqezinjve në të 63-tën, kjo edhe falë gabimit të mbrojtjes së Milanit, një prej pikave më të dobëta në këtë 11 javë të ekipit të drejtuar nga Montella.
Pas kësaj fitoreje Juventus është ringjitur përkohësisht në krye të Seria A me 28 pikë, por po aq ka edhe Napoli që luan nesër kundër Sassuolos.
Diskutime rreth kësaj post