Kreu i PD-së, Lulzim Basha këtë fundjavë ka zgjedhur të pushojë. Ai ka postuar një foto në facebook së bashku me të shoqen. Ata të dy kanë zgjedhur Valbonën për të pushuar, mesa duket larg zhurmës së politikës së ditëve të fundit.
“Në Valbonë te Margjeka”, shkruan Basha mbi foto.
Të veshur si për në mal, ata po shijojnë bukuritë e natyrës. Madje kanë shkrepur edhe foton tipike, me pamje nga malet e mbuluara me dëborë, e pemët e zhveshura nga gjethet.
Në fakt zyra e shtypit të Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme ka nisur një njoftim, se sot në orën 11:00 do të përurohet shtatorj e Azem Hajdarit në Tropojë. Basha meqë ka shkuar se ka shkuar atje, ka zgjedhur të bëjë një shëtitje edhe në Valbonë me bashkëshorten e tij.
Diskutime rreth kësaj post