Ai cilësohet si një nga meshkujt më të pasur dhe të pashëm shqiptarë, për të cilin mjafton të bëjmë një vëzhgim të lehtë në profilin e tij në Instagram e duket mjaft mirë jeta luksoze që bën.
Bëhet fjalë për Fatmir Hysenbelliun, pinjollin e një prej familjeve më të pasura në vendin tonë, i cili përpos ndarjes nga Anxhelina Hadërgjonaj, u vu në qendër të vemendjes pas publikimit të disa fotove nga Dailymail, duke dalë nga një hotel e duke darkuar me Pamela Anderson.
Ish-futbollisti i dhe biznesmeni, ka premtuar se do të sjellë aktoren e famshme të Bayëatch, Pamela Anderson në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, Hysenbelliu tregoi se si është njohur me aktoren e Hollywood.
“Kam qenë i ftuar në një eveniment që e organizonte, nuk i fton ajo të ftuarit, por ishin njerëz të tjerë. Na qëlluan vendet të dy ngjitur, ka qenë rastësi se ngaqë nuk isha çift. Kështu krijuam miqësi. Unë i thashë jam në Miami për biznes, edhe ajo tha që do shkoj dhe unë në Majemi për premierën e Baywatch. Ka qenë rastësi. Kemi miqësi të mirë. Të flasim për aparencën është akoma shumë e bukur. Ka shumë djem të rinj që e ngacmonim me mesazhe. Në Shqipëri mendojnë hë ajo plaka, por në të vërtetë është shumë e mirë. Do mundohem ta sjell në Shqipëri, doja ta sillja në një festë që u bë pak më parë, por nuk mundi të vinte” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post