Problemi me ereksion, ndryshe i njohur si impotenca, është paaftësia për të pasur dhe për të mbajtur ereksionin.
Sipas NHS-së, kjo është sëmundje e zakonshme, e veçanërisht te meshkujt në moshë. Besohet se gjysma e meshkujve mes moshës 40 deri 70 vjet do të vuajnë nga ky problem në një nivel, transmeton Telegrafi.
Ka shumë shkaktarë të impotencës, duke përfshirë shkaktarë psikologjik dhe fizik. Impotenca mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor, si shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli i lartë apo diabeti. Ose mund të shkaktohet si pasojë e problemeve hormonale, lëndimeve apo ndërhyrjeve kirurgjike.
Më poshtë, i keni tri arsye se përse nuk po mund ta mbani ereksionin gjatë seksit:
Alkooli
Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit shkakton probleme me ereksion. Alkooli është depresant në sistemin nervor qendror, i cili e zvogëlon qarkullimin e gjakut në penis. Prandaj, nëse jeni konsumues i alkoolit, të paktën kufizojeni sasinë që e konsumoni.
Medikamentet
Universiteti Maryland ka identifikuar një numër të medikamenteve të cilat mund të shkaktojnë probleme me ereksion.
Këto medikamente përfshijnë medikamentet kundër shtypjes së lartë të gjakut, diuretikët, etj.
Edhe anti-depresuesit mund të pengojnë në ereksion, ku një studim ka zbuluar se 75 për qind e pacientëve me depresion përjetojnë reduktim në nivele të libidosë.
Stresi
Problemet psikologjike si stresi rreth punës apo lidhjes mund të jenë një arsye tjetër se përse po keni probleme me ereksion.
Sipas studimeve të ndryshme, nivelet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, i bllokojnë efektet e testosteronit.
Kjo mund të pengojë me libidonë dhe të shkaktojë probleme me ereksion.
Diskutime rreth kësaj post