Dy ditë më parë Policia e Tiranës shkatërroi një rrjet prostitucioni, ku u arrestuan 10 persona. Ky rrjet funksiononte duke gjetur klientë nga vet organizatorët dhe më pas transporti i vajzave të reja bëhej me taksi.
Report TV mëson se pjesë e këtij rrjeti si klientë, kanë qënë edhe persona VIP. Këngëtarë dhe biznesmenë kanë qënë disa prej klientëve të këtij rrjeti, sqaruan burime nga Policia e Tiranës.
Këta klientë VIP mendohet se paguanin 100-150 euro për të marrë shërbime seksuale. Në momentin që Policia ndërhyri për të arrestuar personat e përfshirë, te një hotel te Tregu Elektrik, gjeti një prej vajzave që shfrytëzohej për prostitucion, bashkë me dy klientë në të njëjtën dhomë. Të dy klientët kishin paguar 200 euro tek organizatorët e këtij rrjeti.
Në momentin e ndërhyrjes në dhomën e hotelit është gjetur edhe kokainë, e cila mendohet se sigurohej nga organizatorët. Ata që gjenin klientët ishin: Albina Kasaj, Jani Murati Gëzim Kasëm), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini, të cilët ishin në rolin e organizatorit në këtë rrjet prostitucioni.
Taksistët që bënin transportin e vajzave ishin Rushdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi që conin vajzat në hotelin te tregu elektrik, në pronësi të A.Ndoja. Vajza të moshës 25-30 vjeç shfrytëzoheshin kundrjet pagesave nga ky rrjet prostitucioni.
Diskutime rreth kësaj post