Pas një heshtjeje të gjatë prej një gjysmë shekulli, administrata Trump publikoi sot rreth 3 000 dosje sekrete mbi vrasjen e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, por duke shtyrë me gjashtë muaj publikimin e disa dokumenteve të tjera më të ndjeshme.
Një shtyrje që rrezikon të ushqejë ende teoritë e konspiracionit, edhe pse ekspertët nuk presin zbulime të mëdha, 50 vjet pas vdekjes së John F. Kennedy më 22 nëntor 1963 në Dallas, në Teksas.
Më në fund, 2 891 dokumente u publikuan dje në mbrëmje në faqen e internetit të Arkivave Kombëtare Amerikane https://www.archives.gov/research/jfk/2017-release duke përfshirë dhjetëra madje dhe qindra mijëra dokumente ende të papublikuara, disa çështje datojnë që prej vitit 1962, madje edhe para vdekjes së presidentit të 35-të të SHBA-së.
Si ai dokument për sembull që përmban raportin e një takimi ku kreu i CIA-s shpjegon që shërbimet e tij po studiojnë mundësinë për sabotimin e pjesëve aeronautike që ishin të destinuara për t’u dërguar nga Kanadaja në Kubë.
Raporti i krerëve të FBI-së, takimet me dëshmitarët e mbërritur për të dhënë pistat për policinë në ditët pas vrasjes apo analizimi me detaje i këtij orteku informacionesh të reja premton të pushtojë për një kohë të gjatë të apasionuarit.
“Amerikanët presin dhe meritojnë, që qeveria e tyre të ofrojë një akses sa më të gjerë të jetë e mundur për këto dosje, me qëllim për t’u informuar mbi të gjitha aspektet për këtë ngjarje vendimtare”, shkruan Donald Trump në një komunikatë.
“Por, presidenti autorizoi mbajtjen përkohësisht sekret të disa informacioneve që mund të prekin sigurinë kombëtare, zbatimin e ligjit apo çështjet e jashtme”, theksuan Arkivat Kombëtare Amerikane.
“Pjesa më e madhe e këtyre kërkesave kanë ardhur nga CIA dhe FBI, policia federale amerikane”, sipas zyrtarëve të administratës Trump.
Presidenti amerikan iu ka dhënë gjashtë muaj kohë shërbimeve sekrete, deri më 26 prill 2018, për të analizuar dokumentet e konsideruara të ndjeshme dhe për të censuruar nëse do të jetë e nevojshme, pjesët më delikate.
Diskutime rreth kësaj post