Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer në Tropojë pas shumë vitesh, ndërsa shkak është bërë ceremonia e inaugurimit të shtatores së Azem Hajdarit.
Berisha shoqërohet nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit është edhe anëtare e Frontit të Bashkuar Opozitar të sapokrijuar në kuadër të luftës kundër krimit.
Mësohet se shtatorja e Azem Hajdarit është një iniciativë e Bashkisë Tropojë. Ndërkohë, të pranishëm mësohet të jenë familja Hajdari dhe të ftuar nga Kosova. Kjo është vizita e parë e Berishës në vendlindjen e tij që pas zgjedhjeve të Qershorit 2013.
Diskutime rreth kësaj post