Ka përfunduar pas rreth dy orësh, kontrolli i banesës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Katër oficerë gjyqësorë zhvilluan kontrolle në banesën e Tahirit.
Kontrolli nisi rreth orës 14:00 në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, lidhur me dosjen Habilaj, ku në dosjen e përgjimeve të autoriteteve italiane, lakohet edhe emri i ish-ministrit.
Në momentin e parë kur kanë mbërritur oficerët për kontroll, Tahiri nuk ishte i pranishëm dhe pasi ka marrë njoftimin ai është rikthyer për të ndjekur nga afër procesin kontrollit të banesës së tij.
Më 19 tetor, Prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit, Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi raportin e shumicës, ku kërkohet hetim në gjendje të lirë për deputetin Tahiri dhe kontroll të banesës së tij, ndërsa u rrëzua raporti i opozitës ku kërkohej arrestimi i deputetit.
Diskutime rreth kësaj post