Paraditen e sotme në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, u prezantua si ambasador i projektit të UEFA-s, “Grassroots”, ish kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana.
Në praninë e prezantimin nuk nguroi të mungonte as presidenti Armand Duka, i cili më së shumti kësisoj situatash i përdor për të përmirësuar imazhin e tij dhe jo se ka ndonjë interes tjetër, duke qenë se vitin e ardhshëm do të zhvillohen dhe zgjedhjet për kreun e ri të këtij Institicioni.
Emërimi i Lorik Canës në këtë projektet është diçka vërtet e mire, duke ditur eksperiencën e tij si futbollist dhe se është një personazh i dashur për sportdashësit shqiptar.
Por, duke ditur se si ka abuzuar FSHF-ja me fondet e këtij projekti emërimi i Canës duket se ka si qëllim vetëm mbulimin e shpërdorimit të fondeve.
Aktiviteti i “Grassrots” ka si qëllim movimin e futbollit tek fëmijët e çfarëdolloj moshe, në mënyrë që të masivizohet si sport dhe fëmijët të mësojnë rregullat dhe lojën e futbollit në fusha sportive cilësore.
Një aktivitet i tillë është zhvilluar në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, dhe ajo që është vënë re është abuzimi i dyshimtë që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë.
Kjo për faktin se FSHF-ja nuk i është përmbajtur rregullave që ka si synim ky aktivitet, pasi ndeshjet e fëmijëve duhet të zhvillohen në fusha të improvizuara mini-futbolli me bar artificial.
Por, FSHF-ja ka bërë një aktivitet skandaloz që duket fare qartë nga fotot, të cilat jo vetëm që nuk i ka bërë me bar artificial që fëmijët të luajnë në kushte komode, por ka bërë një organizim qesharak duke e zhvilluar këtë aktivitet në trotuarë dhe rrugë duke rrezikuar seriozisht shëndetin e fëmijëve.
Dhe në këtë mënyrë emërimi i Canës nga ana e FSHF-së mund të ketë si qëllim vetëm përmirësimin e imazhit të atij institucioni që drejtohet nga Armand Duka.
Më poshtë një kronikë që është transmetuar rreth një muaj më parë në TemA TV, ku shihet krahasimi si bëhet aktiviteti i “Grassroots” në vendin tonë dhe në vendët jashtë.
Dhe ta mendosh që UEFA për këtë projekt ka akorduar një fond me shumë prej 100 mijë eurosh…
Diskutime rreth kësaj post