Dëshmia që jeta pas vdekjes ekziston? Zbulim i shkencëtarëve – njerëzit e dinë që kanë vdekur.
Njerëzve gjithmonë u ka interesuar se çfarë ndodh pas vdekjes, çfarë na pret në anën tjetër dhe a janë të mundshme të gjitha ato skena nga filmat.
Sipas njohurive të reja, kur vdisni e dini që keni vdekur, sepse kur zemrës i pushon qarkullimi i gjakut truri automatikisht pushon dhe kjo do të thotë që dikush edhe zyrtarisht është i vdekur.
Hulumtimet e reja kanë treguar që truri i personit të vdekur dhe vetëdija e tij vazhdojnë të punojnë edhe një kohë, gjë që do të thotë që personi mund të njohë vdekjen e vet.Ekzistojnë dëshmi të cilat tregojnë që personi mund të dëgjojë kur e shpallin të vdekur, transmeton Telegrafi.Ky studim i ri paraqet idenë për serinë holivudiane “Flatlines”, e cila përcjell grupin e studentëve të mjekësie të cilët kanë pasur përvojë me vdekjen.
Ata me kimikale simulojnë ndërprerjen e punës së zemrave të tyre, shkruan Dailystar. Ata përjetojnë një lloj jete pas vdekjes, mirëpo shkencëtarët tërheqin vërejtjen që realiteti është më i tmerrshëm.Doktor Sam Parnia, nga Nju-Jorku, thekson që njerëzit drejtpërdrejt para ndërprerjes së punës së zemrës ende janë të vetëdijshëm.
– Kemi zbuluar që njerëzit të cilëve u është ndalur zemra në tavolinën e operacionit dhe sërish janë zgjuar munden në tërësi të përshkruajnë se çfarë ka ndodhur rreth tyre kur u është ndalur zemra.
Ata saktësisht kanë përshkruar se çfarë kanë bërë mjekët dhe infermieret, çfarë kanë biseduar, mirëpo kanë mundur edhe të shohin, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post