Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar sot qëndrimin kritik të kryeministrit Rama në drejtim të gazetarëve.
Përmes një statusi në faqen e tij të Facebook-ut Vasili thotë se tani vetëm kjo ERTV-ja nuk është media kazani.
Më tej ai vazhdon ironinë duke thënë se… “ERTV-ja i vetmi televizion profesional në Shqipëri, mediat e tjera s’na duhen “fare”; kujt i duhen, le t’i mbyllë kryeministri mos ta zgjasë hiç”.
POSTIMI I PLOTË I VASILIT
Tani vetem kjo ERTV-ja nuk eshte media kazani.
Ta gezojme ERTV-ne, stacionin e vetem objektiv, krejt te pavarur nga kryeministri dhe te lire nga qeveria.
Me ERTV-ne perpara per fitorje te reja.
ERTV-ja i vetmi televizion profesional ne Shqiperi, mediat e tjera s’na duhen “fare”; kujt i duhen, le t’i mbylle kryeministri mos ta zgjase hic.
Diskutime rreth kësaj post