Vrasja e dyfishtë e ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Gjirokastër, ka tronditur mbarë opinion publik.
Edhe pse një qytet i qetë, duke se pronësia mbetet ende problem edhe në Gjirokastër.
Lidhur me këtë ngjarje, ku Aleko dhe Afërdita Kosta, u vranë nga kushëriri i tyre, ka reaguar edhe gazetari Telnis Skuqi.
Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, ai shkruan se gabimi i vetëm i çiftit ishte se jetonin në “Sokakun e të marrëve”, shumë afër banesës së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Postimi
Vrasje e dyfishtë në “Sokakun e të marrëve”
“Kush ka pronë, ka luftë”, do të shkruante Balzaku, shkrimtari francez.
Një mësuese, si dhe një muzikant, u vranë sot në lagjen “Palorto” për një gardhë.
Një ngjarje e paprecedentë në Gjirokastër.
Për herë të parë, në jetën time si gazetar po shkruaj një lajm të tillë.
Gjirokastritët kurrë nuk vrasin për pronë.
E tmerrshme, sepse gabimi i vetëm i viktimave ishte se ata jetonin në “Sokakun e të marrëve” dhe kishin një pronë.
Të dy viktimat, Aleko dhe Afërdita Kosta, nuk kishin shumë vite që jetonin sëbashku.
Vrasësi ka tentuar të vetvritet me armën e krimi.
Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit
Diskutime rreth kësaj post