Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Hoyt Brian Yee.
Në fokus të bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe, roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkan dhe prioritetet e Kosovës.
“Një takim shumë i përzemërt dhe bisedë përmbajtësore me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Hoyt Brian Yee. Kemi biseduar për marrëdhëniet bilaterale, për rolin e SHBA-së në rajon, për prioritetet e Kosovës, nga ato më imediatet si liberalizimi i vizave dhe dialogu, deri tek ato të përhershmet si zhvillimi ekonomik dhe forcimi i sundimit të ligjit”, ka deklaruar Thaçi në një postim në Facebook.
Presidenti kosovar ka shprehur mirënjohën e tij për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së në të gjithë sektorët e jetës në Kosovë.
“Do të qëndrojmë në miqësi të përhershme dhe marrëdhënie speciale me Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar ai.
Diskutime rreth kësaj post