Kuvendi ka votuar të mërkurën kundër kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Raporti i mazhorancës, që autorizon vetëm hetimin dhe kontrollin e banesës, por jo arrestimin e Tahirit, pasi sipas tyre prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, u votua me 75 vota pro dhe 60 vota kundër.
Ndërsa raporti i opozitës, i cili kërkonte heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, pasi sipas saj ekzistojnë fakte të besueshme për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafik droge, si dhe veprën penale korrupsion i zyrtarëve të lartë, u votua me 60 vota pro dhe 75 vota kundër.
Diskutime rreth kësaj post