Nga TemA
Prej disa ditësh, Blendi Fevziu, nëpërmjet shkrimeve apo bashkëbisedimeve, ka paralajmëruar një “tërmet” në politikë.
Sipas tij, ka dosje dhe përgjime që do të trazojnë rëndë politikën shqiptare.
Bëhet fjalë për lidhjen e politikanëve me kriminelët.
Fevziu bazohet në ato që ka dëgjuar nga të tjerët.
Por, dhe për vetë Fevziun ka pasur fjalë të tilla, që prej 9 shtatorit të vitit 2011.
Është dita kur në Vlorë u vra me një atentat mafioz, gjyqtari Skerdiliad Konomi.
Në media atëhere doli disa herë emri i Blendi Fevziut, pasi thuhej se kishte konflikte për disa prona me Konomin.
Fevziu nuk u thirr asnjëherë të pyetej për këto akuza, ndërkohë që vrasësit e Konomit nuk janë zbuluar ende.
Ndoshta Fevziu tashmë ka ndonjë informacion shtesë për këtë çështje, duke qenë se thotë që ka të dhëna të shumta për dosjet kriminale në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post