Një ngjarje e shëmtuar dhe më të dhimbshme i ka ndodhur një-16 vjeçarje , ajo u përdhunua nga një 21-vjeçar.
Burime policore bënë me dije se 21-vjeçari me inicialet D.I., është shpallur në kërkim policor.
Ndonëse ngjarja ka ndodhur më 16 tetor, adoleshentja ka denoncuar vetëm dje pranë Komisariatit të Kamzës. Ajo tregoi se djali e kishte përdhunuar në banesën e tij, duke përfituar nga fakti se ishte vetëm në shtëpi, shkruan ballkan web.
Materialet në ngarkim të ngarkim të D.I., i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, u referuan nga Policia në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale: ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’, e parashikuar nga Neni 101 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post