Deputeti Saimir Tahiri u shpreh se do të qëndrojë para derës së Prokurorisë për Krimet e Rënda derisa të merret në pyetje.
Tkesa foli para mediave Tahiri i tha dhe kolegëve të tij socialistë se nëse besojnë se duhet arrestuar, le ta bëjnë këtë, duke nënkuptuar votimin pro kërkesave së Prokurorisë, për të cilën do të vedoset nesër në kuvend.
“Nëse ka deputet te PD, por edhe të PS qe mendojne se une duhet te shkoj ne burg i ftoj ta bëjnë këtë punë.
Jam i gatshëm të përballem me të vërtetën. S’dua të dal nga kjo histori si njeriu që hajt po ia falim kësaj radhe e le të mos shkojë në burg.
Deputetët e PS edhe në Këshillin e Mandateve edhe në Parlament, do mbrojnë një qëndrim që ka të bëjë me të vërtetën, jo me Saimir Tahirin, nëse ka një njeri që mendon se unë duhet të arrestohem le të votojë që unë të shkoj në burg dhe unë do përballem.
Do rri të dera e Prokurorisë për Krime të Rënda deri sa të më marrin në pyetje. Unë sdo largohem” – tha Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post