Rusia ka akuzuar koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja për bombardimin e qytetit sirian të Raqqas, duke thënë se gjatë luftës kundër Shtetit Islamik “e ka fshirë totalisht nga harta”.
Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), një aleancë e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të luftëtarëve kurdë dhe arabë, rimorën kontrollin e Raqqas javën e kaluar.
Fotografitë sugjerojnë se nga Raqqa është tashmë nën rrënoja, raporton “BBC”.
Por Moska e krahasoi kryeqytetin de facto të kalifatit islamik me shkatërrimin e qytetit gjerman të Drezdenit në Luftën e Dytë Botërore.
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara thotë se u përpoq të minimizojë rreziqet ndaj civilëve.
Ndërkohë vetë Rusia është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës për bombardimet e Aleppo vitin e kaluar.
Hetuesit e OKB-së për krimet e luftës në qershor thanë se në Raqqa kishte pasur “vrasje tronditëse të civilëve”
Aktivistët sirianë thonë 1,873 civilë u vranë dhe se shumë nga viktimat ishin rezultat i sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA-ja.
Diskutime rreth kësaj post