A e dini se çfarë shenje ka vjehrra juaj në horoskop? Nëse po, atëherë do ta dini edhe si ta “zbutni”. Natyrisht se ky tekst duhet t’ju argëtoj, por siç e dini, “në secilën hajgare ka diçka përnjëmend”.
Dashi
Është gjithmonë në lëvizje dhe i pëlqen të komandojë. Kur të përfundojë me bashkëshortin dhe fëmijët, radhën e keni ju dhe ndihmë nuk keni. Krejt çfarë duhet të bëni është t’i shikoni me vëmendje vërejtjet e saj.Mos e ulni bishtin, shikojeni drejt në sy, e nëse gjërat dalin jashtë kontrollit, për çdo rast, blini një helmetë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Demi
Për çdo ditë përreth jush do ta lëshojë rrjetën, nga e cila nuk ka dalje. I fut hundët gjithkund. Ju këshillon për ushqimin, veshjen, të hollat, bile edhe rreth seksit. Ju thotë se i pëlqen gjithçka që ty të pëlqen, e më pas, prapa shpinës, thotë se nuk keni shije për asgjë. Është shumë kokëfortë dhe nuk lëshon pe kurrë.Ju mbetet të shpresoni që forca e saj të zgjatë më shumë.
Binjakët
Kjo grua ka gjuhën e gjatë saqë secilin e luan mendsh. Në fillim të “laritet”, incizon situatën, e më pas sulmon. Përdor shprehje të ndryshme, ndërsa që përzihet pothuajse në secilin aspekt të jetës tuaj. Prej saj kurrë nuk do të prisni një këshillë të mirë, se si pastrohet, përgatitet apo gatuhet. Asaj punët e shtëpisë nuk i interesojnë, e për këtë as me juve nuk dëshiron të flasë.
Gaforrja
Nën fotografinë e nënës së kujdesshme fshihet një nga vjehrrat më të tmerrshme të zodiakut. Me të nuk ka shaka. Ku ajo godet, aty bari nuk rritet. Nëse vetë nuk ndaloni të luani me rregullat e saj, ajo ju shtyn – Zoti na ruajt se ku. Do ta pushtoni nëse i futeni nën lëkurë dhe e fitoni besimin e saj. Kur ta bëni këtë, ju e keni në dorë.
Luani
Harrojeni demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Nuk ju ndihmon as gjykata në Strasburg. Ajo nuk pyet, ajo urdhëron. Gjërat i bën sipas saj, nuk ia ndien për të tjerët. Mos harroni, ajo është Luaneshë. Kur njëherë t’ju shtrëngon në qafë, e pati puna juaj. Kështu që në fillim tregojani dhëmbët. Ajo është gjithçka, vetëm nuk është budallaqe.
Virgjëresha
Kjo është një vjehërr pedante, e edukuar, e kështu pas vetëm një javë jetë të përbashkët, do të keni dhimbje të kokës. Për fat të mirë, nuk i fut hundët në punët tuaja. Por, kur mendon se duhet t’i fusë hundët në punët tuaja, gjakun ua pi me pambuk.Ajo çfarë është edhe më keq, me kalimin e kohës edhe ju filloni të mendoni se ajo ka të drejtë. Ilaçi i shpëtimi është, ikni në Zelandë të Re.
Peshorja
Peshore është një ndër vjehrrat më të sofistikuara të horoskopit. Ajo është gjithmonë e rregulluar.Të gjitha paratë i shpenzon në kozmetikë, kështu që vazhdimisht do t’ju kritikojë se nuk jeni e rregulluar sa duhet dhe se nuk kujdeseni mirë për të birin e saj. Arma më e mirë kundër saj është injorimi.Mos u kushtoni vëmendje këpucëve të saj të reja dhe bëhuni se nuk e keni vërejtur se e ka ndryshuar stilin e flokëve. Kjo do ta qesë nga takti.
Akrepi
Me të nuk do të merreni vesh lehtë. Në një moment është e butë dhe sinqerisht dëshiron që t’ju ndihmojë, e në tjetrin ka nevojën për të shkatërruar gjithçka para vetes. Nuk do ta kursejë as të birin e saj e lëre më juve. Me të mund të bëheni ose mike ose armike, por ju këshillojmë që ta zgjidhni këtë të parën, sepse në të kundërtën do t’i humbni të gjitha betejat, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Shigjetari Me të nuk do të mërziteni kurrë. Është në gjendje që për orë të tëra të flasë në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur në fqinjësi. Për fat të mirë, ajo di të ndalet kur duhet.
Kjo vjehërr e respekton lirinë e të tjerëve. Kurrë mos e shmangni, sepse ajo do t’ju gjejë kudo që të jeni. Me të nuk duhet të dilni në mejdan. Kur e vëreni se mund të vijë deri te konflikti, ia tregoni ndonjë thashetheme, dhe do të qetësohet menjëherë.
Bricjapi
Para jush e keni një kundërshtare të fortë, të rëndë e këmbëngulëse. Vështirë do t’ia gjeni pikën e dobët. Kur në jetë me të vërtetë do të keni nevojë për ndihmë, ajo do t’ju mbështesë. Por, mos mendoni se mund ta shfrytëzoni. Ajo është e mençur dhe zbulon se cili është qëllimi juaj para se ta bëni hapin e parë. Nëse dëshironi që ta mundni, shqetësojeni. I thoni se duket keq dhe se ju duket se diçka nuk është në rregull me të. Kjo do ta tronditë mirë.
Ujori
Kjo është një vjehërr e pazakontë dhe e hareshme. Më shumë i interesojnë problemet e ketrave të Afrikës sesa fakti se çfarë do të hajë të nesërmen. Mos i pengoni dhe raportet tuaj do të jenë shumë të mira. Nëse dëshironi që ta largoni nga vetja, gjejeni një formë të luftës së ftohtë sepse me forcë nuk do të arrini asgjë kundër saj. Megjithatë, kini kujdes. Me kombinimin e histerisë dhe intelektit të lartë shumë lehtë do t’ju heqë nga lista e problemeve të saj.
Peshqit
Kur në shtëpi e keni një vjehërr në shenjë të Peshqve, atëherë mund të thoni se keni gabuar rëndë. Aq shumë e ka llastuar të birin e saj saqë ai edhe tani, kur është bërë burrë, do të dëshirojë që të kujdeseni për të siç është kujdesur nëna e tij. Pra, nëse do ta ndani me të hapësirën jetësore, do t’ju duhet që të bëheni kopje e saj. Çdo gjë do të duhet të jetë e bukur dhe e përshtatshme në mënyrë që i biri i saj të jetë ende mbret në fron.
Diskutime rreth kësaj post