Teksa politika në vend është fokusuar tek hetimi i Italisë lidhur me grupin e Habilajve, ku në përgjime ëprmendej edhe emri i ish-minsitrit Saimir Tahiri, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ëhstë nisur për një vizitë në Itali. Lajmi u raportua fillimisht në media ku u aludua edhe për një lidhje të mundshme me çështjen “Tahiri” të kësaj vizite.
Por në fakt vizita e Xhafajt lidhet me një aktivitet që mbahet në Itali. Vizita e ministrit Xhafaj vjen në kuadër të mbajtjes së konferencës ndërkombëtare të ministrave të Brendshëm në Trieste.
Ministria e Brendshme ka përgenjështruar edhe shkrimet në disa media sipas të cilëve vizita e Xhafajt në Itali bëhej për dosjen Habilaj.
Diskutime rreth kësaj post